Shpend Ahmeti deklaron vetëm një veturë në pronësi të tij
07.8.2020 - 12:09
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në deklarimin e pasurisë në Agjensinë Kundër Korrupsion nuk ka deklaruar shtëpi apo banesë në pronësi të tij.
Ai ka deklaruar se është me banim të përkohshëm në shtëpinë e vëllaut të tij.
Ahmeti sipas deklarimit në pronësi ka një veturë ‘Skoda’ të blerë në vitin 2009 me vlerë prej 6 mijë euro.
Nga puna si kryetar i kryeqytetit, Ahmeti ka deklaruar pagë vjetore mbi 18 mijë euro.
Si detyrim ndaj bankës ai ka 1 mijë e 400 euro ndërsa si kursime ka 3 mijë e 200 euro.
Këtu mund ta gjeni deklarimin e pasurisë së të parit të Prishtinës.