Ilustrim

Shkroi grafitin “UÇK-Kosovo”, arrestohet nga Policia

Policia e Kosovës në Pejë e ka shoqëruar në stacionin policor, një person nën dyshimin se ka shkruar grafitin “UÇK-Kosovo” në një pronë private në fshatin Gorozhdec.

Sipas policisë ky rast ishte raportuar më 3 shkurt, pasi persona të panjohur kishin shkruar me ngjyrë – sprej në një muri, pronë private në këtë fshat.

“Njësiti i hetuesisë në Stacionin Policor në Pejë, pas një pune operative ka arrit që mbrëmë me (05 shkurt 2021) ta identifikoj dhe sot ta shoqëroj në polici personin L.M. (1988) i cili i kishte shkruar këto grafite”, thuhet në njoftimin e Policisë së Pejës.

Sipas PK-së, në konsultim me Prokurorin e Shtetit pas intervistimit personit të lartë cekur i është kompletuar lënda dhe e njëjta është dërguar për procedim në Gjykatën Themelore Divizioni për Kundërvajtje, ndërsa një raport i veçantë  do t’i dërgohet Prokurorisë Themelore në Pejë.