Gjilani ia vazhdon kontratat edhe dy futbollistëve tjerë

Skuadra e Gjilanit gjatë ditës së sotme ka njoftuar se ia ka vazhduar kontratat dy futbollistëve.

Qendërmbrojtësi Oltion Rapa dhe mesfushori Muhamed Useini do të jenë pjesë e Gjilanit deri në vitin 2022.

Të dy futbollistët kanë nënshkruar kontratë një vjeçare duke e pasur besimin e trajnerit Ismet Munishi.

Gjilani deri më tani ia ka vazhduar kontratat edhe Besar Musollit, Gerhard Prognit dhe portierit Enea Koliçi.