Saranda Bogujevci infektohet me COVID-19

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci është infektuar me COVID-19.

Kështu ka njoftuar vetë ajo përmes një publikimi në Facebook.

“Dua të ju njoftoj se dje jam testuar nga IKSHPK, dhe sot jam njoftuar se kam rezultuar pozitiv me covid-19.  Fatmirësisht jam mirë me shëndet, e kjo falë vaksinimit në kohë”, ka shkruar ajo.

Bogujevci ka apeluar qytetarët për kujdes si dhe të vaksinohen.

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Para nisjes së sotme të seancës, në hollin e Kuvendit, deputetët janë testuar për COVID-19.

Kosova shënoi të mërkurën rekord të rasteve me COVID-19 që nga shpërthimi i pandemisë në vend.