Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Glauk Konjufca rezulton pozitiv me COVID-19

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kjo është bërë e ditur nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci në fillim të seancës plenare .

“Kryetari ka rezultuar pozitivë me COVID-19, kështu që nuk mund të marrë pjesë në seancë”, ka thënë Bogujevci.

Kuvendi i Kosovës po mban vazhdimin e seancës. Në rend të ditës është votimi i rezolutës së propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Rendi i plotë i ditës:

  1. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 18, 19, 22, 23 nëntor dhe 6 dhjetor 2021:
  2. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,
  3. Votimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020,
  4. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K.
  5. Pikat e papërfunduara nga Seancës plenare,  e mbajtur më 13 dhe 14 dhjetor 2021:
  6.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-060 për mbeturina,
  7.  Votimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020,
  8.  Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik.
  9. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 24, 28 dhe 29 dhjetor  2021 dhe 21 janar 2022:
  10.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme,
    27.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-021 për tregti me jashtë,
    28.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-099 për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore,
    29.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-127 për regjistrimin e bujqësisë,
    30.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-078 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-041 për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit,
    31.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-079 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 85 për peshkatari dhe akuakulturë,
    32.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-080 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/5 i Kosovës për farërat,
    33.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-081 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-085 për bujqësi organike,
    34.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-082 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-120 për mbrojtjen e bimëve,
    35.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-083 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-8 për verërat,
    36.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-084 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.02/L-53 për Gjuetinë,
    37.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-085 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.2004/13 për materialin fidanor,
    38.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-086 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-114 për pasurimin e miellit,
    39.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-087 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.04/L-040 për rregullimin e tokës,
    40.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-088 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-111 për bletari,
    41.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-089 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 2003/10 për plehrat artificiale,
    42.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-090 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 10 për përkujdesjen ndaj kafshëve,
    43.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-091 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/21 për veterinarinë,
    44.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-092 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-029 për inspeksionin bujqësor,
    45.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-093 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-042 i produkteve për mbrojtjen e bimëve,
    46.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-094 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-9 për ujitjen e tokave bujqësore,
    47.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-095 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2003/9 për kooperativat e bujqëve,
    48.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
    49.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-064 për tokën ndërtimore.
  11. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare më 20 dhe 21 janar 2022:

1.    Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2020