COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Rritje e madhe e rasteve pozitive, vetëm sot mbi 4 mijë persona kanë rezultuar pozitivë

Katër mijë e 397 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sot janë shëruar 607 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162 mijë e 333, ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 25 mijë e 458 raste.

Sipas njoftimin asnjë person nuk ka vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Poashtu, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 5 mijë e 459  doza të vaksinës kundër COVID-19.