Rruga e përshpejtuar e Moldavisë dhe Ukrainës drejt BE-së shënon zbehjen e ndikimit të Rusisë

Gazeta prestigjioze The Guardian ka dalë me një shkrim përmes të cilit flet për taktikat ekonomike dhe kërcënimet e Rusisë për të ndikuar në vendet fqinje, respektivisht Moldavinë dhe Ukrainën, duke i paralajmërar këto vende kundër lidhjeve më të ngushta me BE-në. 

Rekomandimi i së mërkurës nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë shënon viktimën e fundit të pushtimit të Ukrainës nga Kremlini: luftën e tij për dominim ekonomik, ose të paktën konkurrencë, në Europën Lindore.

Fushata e Kremlinit, duke përfshirë presionin dhe kërcënimet ekonomike, ka si qëllim dekurajimin e ish-shteteve sovjetike që të bashkohen me BE-në. 

Megjithatë, rekomandimi i fundit i Komisionit të BE për t’i hapur negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë sinjalizon një ndryshim. 

Pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022 u dha këtyre vendeve një rrugë të qartë për antarësimin e përshpejtuar në BE. 

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, e ka shprehur dëshirën e vendit të saj për paqe, prosperitet dhe integrim në botën e lirë, duke çuar në një ofertë zyrtare për t’u bashkuar me BE. 

Ukraina dhe Gjeorgjia gjithashtu paraqitën oferta të shpejta për anëtarësim në BE pas pushtimit rus. 

Zyrtarët e BE-së duken veçanërisht të prirur për ta përshpejtuar hyrjen e Ukrainës në bllokun e BE-së, me shpresën se do ta reduktojën procesin e zakonshëm dy-vjeçar të vlerësimit të shkallës së punës së përfshirë në përfshirjen e ligjit të BE-së në librat e statutit të Ukrainës deri në vetëm gjashtë muaj.

Artikulli vë në dukje dëshirën e BE-së për ta përshpejtuar hyrjen e Ukrainës dhe e vë theksin tek shpejtësia e paprecedentë me të cilën këto vende janë reformuar, duke e çrrënjosur korrupsionin dhe oligarkët. 

Nevoja për një front të sigurt lindor me Rusinë, veçanërisht në kontekstin e konfliktit në Ukrainë, e ka intensifikuar fokusin e zyrtarëve të BE-së në bisedimet e pranimit. 

Shkrimi i lartcekur po ashtu e vë theksin tek rëndësia historike e bisedimeve të pranimit në BE, duke i kujtuar incidentet e së kaluarës, të tilla si protestat e Ukrainës në Euromaidan në vitet 2013-14.

Shkrimi lartcekur i përmend gjithashtu taktikat e mëparshme të luftës ekonomike të Rusisë, të tilla si kërcënimi i Moldavisë me ndërprerje të furnizimit me gaz. 

Peizazhi aktual gjeopolitik, i formuar nga lufta në Ukrainë, i ka hequr barrierat e mëparshme për hyrjen në BE për këto vende. 

Edhe në Gjeorgji, ku vendimi i BE-së mund të jetë simbolik në afat të shkurtër, shihet si një konfirmim se ndikimi i Moskës mbi fqinjët e saj ka filluar të zbehet./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala