Rrahje mes dy personave për parking në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë përfshirë në rrahje pas një mosmarrëveshje për parking.

Sipas forcave të rendit, njëri është arrestuar ndërsa tjetri është në arrati.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë të shtunën, më 26.04.2025.

“Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar, pas një mosmarrëveshje rreth parkingut janë përleshur në mes vete. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe ka pranuar tretman mjekësor, dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati” – thuhet në njoftim.