Rasti i dyshuar me coronavirus nga Kaçaniku del negativ

Rasti i dyshuar me coronavirus i 70 vjeçares nga Kaçaniku ka dalë negativ pas testimit të bërë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Kaçanikut Diana Bajrami – Reka.

“Fatmirësisht, ky rast ka dalë negativ”, ka thënë shkurt ajo.

Në Kosovë aktualisht janë 15 raste të coronavirusit. Rastet e identifikuara me coronavirus janë në qytetet si Vitia, Klina, Podujeva dhe Malisheva që tashmë janë në karantinë.

Një rast i dyshuar për coronavirus në Kaçanik, izolohen dy familje