Foto: Ilustrim

Rahovec, vdes një person pasi u rrokullis me traktor

Një person në Rahovec dyshohet se është rrokullisur me traktorin e tij në një fushë-arë dhe si pasojë ka vdekur.

Policia e Kosovës thotë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është nën hetime.