Para: Ilustrim

Qytetari nga Gjakova dorëzon në polici zarfin me 8 mijë euro, paratë i kthehen pronarit

Një qytetar nga Gjakova ka dorëzuar në polici një zarf me para të cilin e  kishte gjetur në urgjencën e qytetit.

Policia bënë të ditur se në zarf ishin 8 mijë euro, të cilat i janë kthyer pronarit.

“Një qytetar sot ka bërë një veprim të jashtëzakonshëm ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare, pasi gjeti një shumë të konsiderueshme parash dhe menjëherë i ka dorëzuar ato në polici. Ky akt reflekton jo vetëm vlerat personale të tij, por edhe besimin ndaj policisë”- thuhet në njoftim.

“Në Stacionin Policor në Gjakovë, qytetari R. Sefaj ka dorëzuar një zarf të cilin e kishte gjetur në urgjencën e qytetit në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë, dhe në të cilin kishte 8000 euro. Parat e gjetura i janë kthyer pronarit”- thekson më tej policia.