Ilustrim
Qeveria miraton projektligjet për gjendjen civile dhe për letërnjoftim
Qeveria e Kosovës me kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) ka miratuar dy projektligje, atë për gjendjen vivile dhe për letërnjoftim.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tregoi funksionin dhe rëndësinë këtyre dy projektligjeve.
“Ky projektligj ka për qëllim rregullimin e sistemit për regjistrimin dhe evidentimin e akteve dhe përbërëse të gjendjes civile, mundëson regjistrimin e të gjitha fakteve të ndodhura në territorin e Kosovës; rregullon obligimin e institucioneve për raportim zyrtar të fakteve natyrore; bënë rregullimin e ruajen e të dhënave dhe përcakton organet relevante në fushën e gjendjes civile” – tha ministri Sveçla në mbledhjen e Qeverisë.
Ndërkaq, për Projektligjin për letërnjoftim, Sveçla tha se risia e këtij projekligji është mundësia e pajisjes me letërnjoftim prej lindjes deri në moshën 16=vjeçare, por pa qenë të obliguar.