Ilustrim

Qeveria do organizojë udhëtimin e parë pa viza drejtë BE-së më 1 janar

Me datë 1 janar 2024, Qeveria e Republikës së Kosovës në kuadër të fushatës informuese, do organizoj udhëtimin e parë pa viza për fituesit me fat nga kuiz-i i Bashkimit Europian.

Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi bënë të ditur se me këtë rast, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, do të urojnë dhe përshëndesin qytetarët e parë që do të udhëtojnë pa viza.

Derisa do ketë edhe konferencë për media në terminalin kryesor të aeroportit ‘Adem Jashari’.

Nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët e Kosovës do të fitojnë të drejtën e udhëtimit pa viza në atë që njihet si zona Schengen, e përbërë prej 27 shtetesh, shumica e tyre anëtare të Bashkimit Evropian.

Udhëtimet pa viza  shërbejnë kryesisht për vizita turistike apo familjare dhe assesi për qëllime punësimi.

Udhëtimet pa viza mund të shërbejnë edhe për takime biznesi apo programe studimesh, por periudha e qëndrimit në zonën Schengen nuk duhet t’i kalojë 90 ditë brenda gjashtë muajsh.

Kosova është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që i lejohet udhëtimi pa viza në këtë zonë.