PZAP vendos për votat e diasporës

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP),  ka marrë vendim ndaj ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e votave të Diasporës që erdhën në Kosovë me vonesë

Sipas njoftimit nga PZAP, ankesa është hudhur poshtë si e pabazuar ndërsa subjekti politik ka të drejtë të ankesës përsëri në Gjykatën Supreme.

“Ankesa Anr.375/2019, Refuzohet si e pabazuar”.Pala mund të parashtrojë ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës, brenda afatit ligjor prej 24

orëve”, thuhet në vendim.

Ndërsa nga momenti i pranimit të vendimit nga pala, Gjykata Supreme e Kosovës duhet të vendosë lidhur me ankesën brenda afatit prej 72 orëve.

Të premten, një kolegj i Gjykatës Supreme i përbërë nga gjyqtarët Nebojasha Boriçiq, kryetar, Shukri Sylejmani dhe Agim Maliqi, anëtar ka vendosur pro ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), të datës 19 tetor.

 

Supremja kërkon të numërohen votat e Diasporës

 

www.kallxo.com