PZAP refuzon ankesën e LDK-së, kërkoi të dënohet LVV se bëri fushatë me hoxhallarë në Podujevë (DOKUMENT)

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Prapashtesa e ka cilësuar si të pabazuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Podujevë, pasi që këta të fundit kanë kërkuar nga PZAP që të gjobitet Lëvizja Vetëvendosje, siç thuhet në ankesë, për pjesëmarrjen e hoxhallarëve në tubimet gjatë fushatës zgjedhore.

Në ankesën e tyre LDK ka pretenduar se aktivistët e tyre kanë vërejtur se në rrjetin social Facebook, LVV ka postuar fotografi nga tubimet në Podujevë, në të cilat kanë marrë pjesë edhe hoxhallarë të dy xhamive në Podujevë.

Si dëshmi për ankesën e tyre në PZAP janë dërguar katër fotografi të printuara të hoxhallarëve, Idriz Bilalli, imam në xhaminë “Met Poduejva” në Podujevë dhe Besim Llaloshi, imam në xhaminë e fshatit Herticë.

LVV pretendimet e ankuesit i ka quajtur jo të drejta.

Në anën tjetër, PZAP thotë se në shkresën e lëndës nga fotografit e dërguara është vërejtur se subjekti politik LVV ka mbajtur takim në të cilën kanë marrë pjesë disa persona, por nuk është cekur se në cilën faqe të Facebook-ut janë postuar fotot e bashkangjitura në ankesë për ankesën e tyre dhe poashtu se nuk dihet data kur janë shkrepur ato fotografi.

Nga rezultatet përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Shpejtim Bulliqi nga LVV fiton edhe një mandat në Podujevë.

KËTU mund të gjeni vendimin e PZAP-së.