Supremja kërkon të numërohen votat e Diasporës

Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur pro ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa rreth numërimit të votave të Diasporës.

Njoftimin për këtë e ka bërë Adnan Rrustemi, anëtar i LVV-së në Komisionin Qendror Zgjedhor.

“Gjykata Supreme miraton ankesën e Lëvizjes për numërimin e votave të mërgatës. Mijëra fletëvotime të bashkatdhetarëve të mbajtura të bllokuara do të numërohen”, ka shkruar Rrustemi në “Facebook”.