Gjendja e pusetave afër QKUK-së, Foto: Nora Osmani/KALLXO.com, 15.01.2026
Pusetat e dëmtuara në afërsi të QKUK-së, Komuna premton sanimin e gjendjes
Disa puseta janë dëmtuar në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, konkretisht në afërsi të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
KALLXO.com ka sjellë pamje nga vendi i ngjarjes më 15.01.2026, ku disa prej pusetave janë evidentuar pa kapakë, ndërsa disa të tjera janë mbuluar me dërrasa, pjesë betoni dhe mjete të improvizuara.
Lidhur me këtë çështje, KALLXO.com ka kontaktuar Komunën e Prishtinës.
Liridon Shahini, ushtrues detyre i drejtorit të Drejtorisë së Investimeve Kapitale, ka deklaruar se për sanimin e këtij problemi kanë ftuar kompaninë përgjegjëse që ta rregullojë situatën të hënën, më 19.01.2026.
“Po- janë në përgjegjësi të Komunës së Prishtinës dhe kompaninë përgjegjëse për këtë zonë e kemi ftuar që nga data 19.01.2026 të dal në terren dhe të filloi me sanimet e nevojshme” – deklaroi Shahini.
Kjo gjendje e pusetave, sipas tij, ka ardhur pas reshjeve të shiut me qëllim të largimit të ujit.
Sipas tij, banorët e bizneset aty pari i kanë larguar kapakët duke mos i kthyer më.
“Pas reshjeve të shiut që kishim javën e kaluar kemi dëmtim të pusetave dhe në disa raste me qëllim të largimit të ujit nga rrugët vet banorët dhe bizneset për rrethë kan larguar kapakët e pusetave dhe të njëjtit nuk janë kthyer prap, gjithsesi ne kemi marr masat dhe nga e hëna fillojm me vendosjen e kapakëve të pusetave dhe sanimet e tjera sipas nevojës.” – u shpreh Liridon Shahini më 16.01.2026.
https://www.facebook.com/share/v/18DkhMvmCQ/?mibextid=wwXIfr