Foto: KALLXO.com

Prokuroria e Policia konfirmojnë bastisjen në një lokal në ndërtesën e stacionit policor

Prokuroria e Prishtinës dhe Policia e Kosovës kanë konfirmuar se në Prishtinë është duke u kryer një bastisje në një objekt në qendër të Prishtinës.

Sipas komunikatës, në këtë objekt dyshohet se janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore.

KALLXO.com raportoi për një operacion bastisjeje në një lokal që është në ndërtesën e stacionit policor “Qendra” në Prishtinë.

Burime të KALLXO.com thonë se lokali, i cili është ngjitur me derën e hyrjes së stacionit policor, shfrytëzohej nga një organizatë joqeveritare.

www.kallxo.com