Foto; KALLXO.com

Prizren, një person theret me thikë

Një burrë nga Prizreni ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se ishte therur me thikë në këmbë nga një prej tre personave që e kishin sulmuar në rrugë.

Sipas policisë, lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Rasti ka ndodhur më 6 nëntor në ora 20:25 dhe është ende në procedurë hetimore.

“Viktima kosovar kishte kërkuar ndihmë mjekësore për shkak se ishte therur me thikë në këmbë nga njëri prej tre personave të dyshuar që e kishin sulmuar në rrugë. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”- thuhet në raport.