Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Prizren, gjendet një person i vdekur në rrugë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në Prizren.

Rasti ndodhi të premten më 29.03.2024 në rrugën “Ismet Jashari” ndërsa hetimet për zbardhjen, sipas forcave të rendit, kanë nisur.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në rrugë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe njësiti i emergjencës ku mjeku kujdestar ka konstatuar se është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion” – thuhet në njoftim.