Ilustrim

Prizren, gjendet një person i vdekur afër vendit të punës

Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se një person është gjetur i vdekur afër vendit të tijtë punës.

Sipas forcave të rendit, rasti ka nis të hetohet ndërsa trupi i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Rasti ka ndodhur të premten më 25 gusht 2023 në Prizren.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete në afërsi të një objektit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ndihma e shpejtë mjekësore dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës, i cili sipas familjarëve kishte qenë punëtorë ndërtimi në kompani” thuhet në njoftim.