Prishtinë, treni godet veturën (VIDEO)

Një makinë është goditur nga treni në zonën ‘Përroi i njelmët’ në afërsi të lagjes ‘Arbëria’ në Prishtinë.

Në disa pamje të siguruara nga televizioni Dukagjini, shihet sesi treni godet makinën që tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës.

Arsyeja e këtij aksidenti po konsiderohet të jetë pakujdesia e shoferit të veturës.

 

Kallxo.com ka raportuar edhe më herët për rrezikun nga këto aksidente si shkak i mungesës së sinjalizimit.