VIDEO: Qytetari gati të përplaset me trenin afër Aeroportit të Prishtinës, në rrugë nuk ka sinjalistikë

Një qytetar për pak ka evituar përplasjen me trenin derisa po udhëtonte me veturë në drejtim të Aeroportit të Prishtinës.

Qytetari ka dërguar në adresë të KALLXO.com një video, në të cilën shihet treni duke ia “këputur” rrugën ndërkohë që afër hekurudhës nuk shihet asnjë shenjë që tregon se aty mund të kalojë treni.

Qytetari ka bërë thirrje që të kihet kujdes në këtë pjesë të rrugës për të shmangur ndonjë aksident që mund të përfundojë me tragjedi.

Këto janë pamjet e dërguara nga qytetari:

.