Policia e Kosovës

Prishtinë, kërcënohet me publikim të fotografive një vajzë e mitur

Policia e Kosovës njofton se një grua ka raportuar se vajza e saj e mitur është kërcënuar nga një person.

Sipas njoftimit, vajza është njoftuar me një person të huaj përmes rrjeteve sociale dhe i njëjti thuhet se e ka kërcënuar atë me fototgrafitë e saj të cilat i posedon.

“Është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, bën të ditur Policia.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, më 27 shkurt, rreth orës 23:00.

Policia këtë rast e ka inicuar si “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.