Takimi Osmani- Prattipati. Foto: Facebook/Presidenca e Kosovës.

Presidentja Osmani takoi të ngarkuarën me punë në ambasadën e SHBA-ve në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot, 09.01.2025, të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Presidenca ka njoftuar se gjatë këtij takimi u diskutuan zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së gjatë vitit 2025.

“Në prag të vizitës së zëvendës Sekretarit të Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, u diskutua për qëllimin e kësaj vizite, si dhe u fol për disa nga temat kryesore që do të trajtohen. Gjatë bisedës, presidentja Osmani dhe Prattipati theksuan rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme”- thuhet në njoftim.

Po sipas njoftimit, Osmani potencoi rëndësinë e vazhdimit të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në adresimin e çështjeve të interesit të përbashkët.