Policia sekuestron një armë zjarri në Fushë Kosovë

Policia në Rajonin e Prishtinës, mbrëmë kanë bërë sekuestrimin e një arme dhe municion në Fushë Kosovë.

Në njoftim thuhet se zyrtarët e stacionit policor të Fushë Kosovës, mbrëmë rreth orës 23:30, kanë ndaluar një veturë të tipit VW Polo.

“Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë personit dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj një revole të tipit TT , si dhe shatë fishekë”, njofton policia.

Sipas njoftimit, i dyshuari M. H., 43 vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.