Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Policia po heton një rast të rrëmbimit në Kllokot

Policia është duke hetuar një rast të dyshuar për rrëmbim të një femre në Mogillë të Kllokotit.

Policia bën të ditur se një person dyshohet se fillimisht ka ushtruar dhunë ndaj një femre më pas me forcë e ka rrëmbyer duke e futur në një veturë.

I dyshuari dhe viktima, sipas policisë kanë qenë në lidhje dashurie.

Rasti është duke u hetuar nga organet policore.