Ilustrim

Arrestohen tre persona në Kllokot, penguan policët në kryerjen e detyrës

Në Kllokot janë arrestuar tre persona.

Të dyshuarit kanë penguar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës.

Rasti ka ndodh më datë 2 janar rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Të arrestuarit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.