Ilustrim

Detaje nga rrëmbimi në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona

Një rast i rrëmbimit dyshohet se ka ndodhur të premten në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona të dyshuar, e kishin marrë viktimën dhe e kishin futur brenda në veturë, duke e kërcënuar dhe duke i kërkuar të holla.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi që ka pësuar lëndime trupore. Me vendim te prokurorit, tre të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.