Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Shoqërohet në Polici një person në Kllokot, vendosi flamur me përmbajtje nacionaliste në një kishë ortodokse

Një person është shoqëruar në Policinë e Kosovës në Kllokot, pasi që dyshohet se me 23.03.2024 ka vendosur një flamur me përmbajtje nacionaliste në një kishë ortodokse, ku kishte qenë një tubim.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Nxitje e përçarjes dhe mos durimit”.