Policia po heton një rast për nxitje në vetëvrasje

Polica ka bërë të ditur se është duke hetuar një rast për nxitje në vetëvrasje të një gruaje në Prishtinë.

“Viktima femër kosovare ka tentuar të kryej vetëvrasje, për shkak se i dyshuari mashkull kosovar i kishte bërë presion psikik përmes telefonit dhe përmes rrjeteve sociale”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, pas konsultimit me prokurorin e shtetit, rasti është në procedurë hetimore.