Armë e konfiskuar nga policia. Foto: Facebook/PK.
Policia konfiskon armë zjarri në Skenderaj
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar dy armë zjarri në dy raste të ndryshme në Skenderaj.
Në rastin e parë, policia thotë se ka konfiskuar një armë pistoletë me gjashtë fishek, pasi i dyshuari javë më parë në rrugën ‘28 nëntori’ ka shtënë me armë.
“Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale: ‘Përdorim i armës ‘ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’. Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”- thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa në rastin e dytë po në Skenderaj, policia thotë se ka marrë informata nga një qytetarë se në oborrin e shtëpisë ka gjetur një armë pa municion.
Arma është konfiskuar nga policia si provë materiale për procedura të mëtejme hetimore.