Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për lëshim të qeqeve pa mbulesë
15.4.2025 - 10:21
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi i cili po dyshohet për veprën “lëshim i qeqeve pa mbulesë”.
Policia me autorizim nga Prokuroria ka publikuar fotografinë e të dyshuarit, me qëllim identifikimin e tij.
Organet e rendit u kanë bërë thirrje qytetarëve që për çdo informatë të thërrasin në numrin 192, ose në e-mail-in: [email protected].