Vushtrri, godet me veturë policin dhe largohet nga vendi i ngjarjes
01.6.2026 - 09:51
Një person dyshohet se ka goditur me veturë zyrtarin policor derisa ishte në kryerje të detyrave zyrtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes në Vushtrri.
“Është raportuar se derisa njësiti policor ishte në kryerje të detyrës zyrtare duke drejtuar komunikacionin, një i dyshuar me veturën e tij nuk ka respektuar urdhrin e zyrtarit policor dhe i njëjti ka ofenduar dhe ka goditur me veturë zyrtarin policor mashkull kosovar”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas Policisë, zyrtari policor ka pësuar lëndime.
Ndërsa, po sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ndodhet në kërkim policor.