Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një burri nga Gjilani (FOTO)

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi nga Gjilani, të cilit nuk i dihet vendndodhja.

Sipas njoftimit të Policisë, Rexhep Kurti, 68-vjeçar, është larguar nga shtëpia e tij në Gjilan që nga data 29.03.2024 dhe që atëherë nuk dihet vendndodhja e tij.

“Policia Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan kërkon nga qytetarët  dhe mediat e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001” – ka apeluar Policia më 08.04.2024