Policia jep detaje për vdekjen e zyrtarit policor në poligonin e gjuajtjes

Rreth orës 10:28, Policia e Rajonit të Mitrovicës ka marrë raportimin se në poligonin e gjuajtjes së Policisë në fshatin Cerrnushë, një polic është plagosur me armë.

Policia thotë se i njëjti kishte qenë në poligon në kuadër të trajnimit të rregullt periodik apo ri- certifikim.

Tutje sipas njoftimit të policisë, polici i plagosur është transportuar fillimisht menjëherë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës ndërsa nga ana e personelit mjekësor është konstatuar edhe vdekja e të njëjtit.

B.T., 44-vjeçar ka qenë punonjës në Drejtorinë Rajonale të Policisë në veri të Mitrovicës.

Informatat e para sipas policisë janë që rasti ka ndodhur aksidentalisht.

“Njësitet kompetente të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës të cilët do të vazhdojnë hetimet në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

KALLXO.com raportoi sot në lidhje me ngjarjen.

Vdes një polic, dyshohet se aksidentalisht i shkrepi arma në poligon të gjuajtjes