Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia jep detaje për vdekjen e 4 vjeçarit që ra në lumë

Gjatë ditës së djeshme në orët e pasdites, policia ka pranuar një informacion lidhur me dyshimet se një fëmijë mund të ketë rënë në lumë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 18:15 në fshatin Raskovë të Komunës së Obiliqit.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, ekipe të ndryshme policore dhe institucione të tjera kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Janë informuar institucionet përkatëse, si njësitë brenda policisë për kërkim shpëtim, FSK dhe në vendin e ngjarjes ka qenë edhe ndihma e shpejtë. Rreth orës 20:30 në lumin Llap është gjetur viktima pa shenja jete”- thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjkësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.