Një ditë pas, gjendja me zjarrin në fabrikën në Drenas - VIDEO

Pas afër 24 orëve punë, zjarrfikësit e Kosovës kanë arritur ta shuajnë pothuajse të gjithë zjarrin në fabrikën për përpunimin e plastikës në Drenas që mori flakë më 11.03.2024.

Puna e zjarrfikësve nuk përfundoi ende, ata po vazhdojnë edhe sot (12.03.2024).

KALLXO.com po raporton nga vendi i ngjarjes:

Nuk raportohet për të lënduar Numri i të angazhuarve nga disa komuna kalon numrin e 25 zjarrfikësve.

Këtyre të fundit në ndihmë u erdhi edhe KFOR e Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

KALLXO.com ka kontaktuar me Policinë e Prokurorinë për të parë nëse ka ndonjë të re lidhur me këtë ngjarje dhe është në pritje të përgjigjeve.

Më 11.03.2024, këto dy institucione thanë se janë duke zhvilluar hetime për të parë dhe të analizoj nëse ka elemente të veprës penale në rast.