Zjarri në fabrikën në Drenas, Foto: KALLXO.com

Zjarr në një fabrikë në Drenas - VIDEO

Një zjarr ka shpërthyer në një fabrikë në Korreticë të Epërmi të Drenasit.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 11:00.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth (11.03.2024) orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin”- ka thënë Ahmeti për  KALLXO.com.

Ende nuk ka të dhëna rreth dëmeve  të shkaktuara nga zjarri.

zjarri, drenas
Zjarr në një fabrikë në Korreticë të Epërme të Drenasit. Foto: KALLXO.com
zjarri, drenas
Zjarr në një fabrikë në Korreticë të Epërme të Drenasit. Foto: KALLXO.com