Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prishtinë.

Sipas Raportit Policor, aksidenti ka ndodhur midis dy automjeteve që kanë qenë në lëvizje.

“Sot Rreth orës 00:15 në rrugën “Bill Clinton”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje” thuhet në raportin e Policisë.

Si pasojë e aksidentit gjashtë persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Sipas njoftimi të Policisë njësiti i trafikut po merret me hetimin e rrethanave të këtij aksidenti.

VIDEO: Aksident i rëndë në Prishtinë