Policia jep detaje për aksidentin e djeshëm në Kaçanik

Një aksident ka ndodhur të dielën në Kaçanik, në vendin e quajtur ‘Fusha e Pajtimit’.

Të lënduar nga ky aksident kanë mbetur gjashtë persona.

Policia e Kosovës ka njoftuar se njëri nga të lënduarit është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.

Ndërsa, pesë të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Ferizajt.

KALLXO.com ka raportuar edhe dje për këtë aksident.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli kishte thënë se pos Policisë në rast janë angazhuar zjarrfikësit dhe ambulanca.