Aksident i rëndë në Kaçanik (VIDEO)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak minutave në Kaçanik, përkatësisht në vendin e quajtur ‘Fusha e Pajtimit’.

Sipas një video që ka arritur në adresë të KALLXO.com, në aksident janë të përfshira dy vetura, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë arritur Policia e Kosovës si dhe zjarrfikësit.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident, ndërsa KALLXO.com është në pritje të përgjigjes nga Policia.