Ilustrim

Policia gjen 100 bimë të dyshuara kanabisi në një arë me patate

Bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa në një arë të mbjellë me patate, janë zbuluar më 26.05.2026 në Rahovec.

Sipas raportit policor, pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, të cilat kanë identifikuar gjithsej 100 bimë të dyshuara.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar që të merren mostra për ekzaminim dhe më pas bimët të nxirren dhe të shkatërrohen.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.