Policia e Kosovës arreston një shtetas serb, kërkohej nga INTERPOL-i

Një shtetas serb është arrestuar nga Policia e Kosovës të martën, më 10 tetor.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar përmes INTERPOL-it nga autoritetet e Serbisë.

Ai është arrestuar nga njësiti për persona të arratisur (FAST Kosova) i Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.