Plagosje në Lipjan, Policia arreston tre persona

Tre persona janë arrestuar në Lipjan më 05.03.2024, nën dyshimin se janë përfshirë në një rast ku është përdorur arma e zjarrit.

Dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri prej tyre, sipas raportit policor ishte plagosur dhe është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në raport bëhet e ditur se sipas mjekëve, i dyshuari është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti është nën hetime.