Policia e Kosovës

Plagosje me armë zjarri në Prishtinë

Një person është plagosur me armë zjarri në Prishtinë.

Viktima është gjuajtur me armë zjarri në orët e hershme të mëngjesit nga një veturë që ishte në lëvizje.

I plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Për rastin është njoftuar prokurori dhe është duke u hetuar. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës nuk raportohet për të arrestuar.