Personi që u gjet i vdekur në Malishevë është një 22-vjeçar

KALLXO.com raportoi para disa minutash se një person është gjetur i vdekur në fshatin Mirushë të Malishevës.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas zyrtarit policor, viktima është i lindur në vitin 2000.

“Sot rreth orës 8:50 në fshatin Mirushë-Malishevë është raportuar për një person i cili dyshohej të ishte pa shenja jete. Policia ka dalë në vend-ngjarje si dhe një ekip mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull i lindur në vitin 2000”- ka deklaruar Elezaj.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit rasti është duke u trajtuar si “Hetim i vdekjes”.

Gjendet i vdekur një person në Mirushë të Malishevës