Përplasjet te Jeta Xharra, Arben Gashi akuzon Besnik Tahirin për mashtrim

Dy kandidatët për deputet, Benik Tahiri nga AAK dhe Arben Gashi nga LDK, janë përplasur për punët që janë kryer e s’janë kryer gjatë dy vjetëve qeverisje të Ramush Haradinajt.

Besnik Tahiri tha gjatë kohës sa ishte në qeverisje Isa Mustafa, shumë vendime për vendin nuk u morën.

“Ju asnjë vendim nuk keni mujtë me marë, secilin vendim e keni shtyrë. Ligjin e pagave, ligjin për Prishtinën”, tha Tahiri i AAK-së.

E menjëherë reagoi kandidati i LDK-së për deputet, Arben Gashi.

“Cka ka ndryshuar në Prishtinë”, ka pyetur Arben Gashi.

“Më fal, merre ligjin lexoje lem me folë”, i tha Tahiri- Gashit.

“Ju e keni një problem serioz, ju nuk keni guxim me marrë vendime. Pikë. Shikoj 24 vendimet e kryeministrit, të gjitha kanë qenë në tavolinën e Isa Mustafës”, deklaroi ai në debat.

Kandidati i LDK-së kritikoi mënyrën sesi janë marr vendimet në Qeverinë Haradinaj.

“Unë mendoj që kjo mënyrë e të menduarit unë guxoj, që është e ndërtuar mbi kultin enjë njeriu dhe është i gabuar. Kjo mënyrë e të menduarit dëmton vendin dhe nuk ka vend më në politikë”, tha Arben Gashi.

E menjëhershme ishte reagimi i Besnik Tahirit.

“Pse nuk kaloi ligji i Prishtinës, pse nuk kaloi ligji për paga, pse Trepça”, pyeti Tahiri Arben Gashin e LDK-së.

“Sepse janë ligje të këqija, u përgjigje Gashi.

#DebatPernime Tarifa dhe Politika e Jashtme

#DebatPernime Tarifa dhe Politika e Jashtme

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 25 septembre 2019