Përparim Rama prezanton projektin fitues për dizajnin e çerdheve dhe kopshteve në lagjen Kolovicë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot me 01.04.2024 ka prezantuar projektin fitues për dizajnin e çerdheve dhe kopshteve në lagjen Kolovicë të kryeqytetit.

Rama ka thënë se projekti është zgjedhur fitues në një konkurs ndërkombëtar dhe është krijuar nga arkitektët Serhat Sen, Kemal Tas, Dilara Akdemir, Alican Tugenkoglu dhe Ramiz Laçi.

Ai ka thënë se ky projekt sjell një frymë të re, sipas tij, në krijimin dhe realizimin e çerdheve dhe kopshteve.

“Ngrehina është vendosur në një nga kodrinat e parcelës është dizajnuar mbi idenë e dizajnit që sheh nga brenda. Përmes krijimit të një shiriti të gjelbër në fasadë, ne kemi pasur për qëllim ta shfyrtëzojmë dheun i cili do të zhvendoset për ndërtim. Hapësirat funksionale përfshijnë zyrat, depotë dhe dhomat teknike, të vendosura në të dy anët e hyrjes” – ka shkruar ndër të tjera Përparim Rama.