Përleshje në protestën belge kundër reformave në arsim

Përleshjet kanë shpërthyer ndërmjet protestuesve dhe policisë në Bruksel të enjten (04.06.2026), ndërsa në dhunë u shndërrua demonstrata kundër reformave të planifikuara në një pjesë të sektorit të arsimit të vendit, raporton Reuters.

Departamenti i policisë i Brukselit i ka këshilluar qytetarët në llogarinë e saj X që të shmangnin zonën përreth stacionit qendror të Brukselit, ndërsa ekipet televizive të Reutersit dhe fotoreporterët në vendngjarje raportojnë mbeturina të lëna pas vandalizimit të biçikletave dhe tabelave të rrugëve.

Qeveria e Komunitetit Francez të Belgjikës, e cila mbikëqyr arsimin në gjuhën frënge, planifikon t’i rrisë tarifat vjetore të shkollimit për arsimin e lartë në rreth 1.100 euro nga 835 euro aktualisht. Ekzekutivi propozon njashtu që mësimdhënësit në vitet e fundit të shkollës së mesme të marrin dy orë shtesë mësimi në javë.

Parlamenti i Komunitetit Francez pritet të votojë të enjten më vonë për masat e propozuara për uljen e kostove.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com